“Çmenden” dhe derrat në Serbi/ Kafshët largohen nga pylli dhe futen brenda një lokali në Beograd

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy derra të egër janë larguar nga pylli për të hyrë në një lokal në “Beton Hall” në Beograd.

Lajmi u konfirmua edhe nga “Serbia Live” në Instagram, e cila përmes një video-mesazhi njoftonte se “ata u futën në gjumë dhe u evakuuan me sukses dhe shpejt”.

Portali N1 ka kontaktuar me “Veterina Beograd” lidhur me këtë rast, por nuk ka ende asnjë përgjigje. Kjo nuk është hera e parë që derrat e egër shfaqen në Beograd.

Vitet e fundit derrat e egër janë shfaqur në mënyrë sporadike në pjesë të ndryshme të qytetit dhe publiku është i shqetësuar për këtë. Mirëpo, ekspertët thonë se ato janë kafshë të egra, të cilat nëse nuk tremben, nuk sjellin probleme.

Drejtoria e Pyjeve, pas një prej këtyre lajmeve, ka paralajmëruar qytetarët për rrezikun e mundshëm të derrave të egër që janë të pranishëm në pjesë të territoreve të komunave Zemun dhe Novi Beograd, në një shtrirje nga blloku 30 deri në bllokun 9, nga Ushçe në kalatën e Zemunskit.

Share This Article