“Çmendet” 34 vjeçari, godet gruan se nuk duron të qarat e fëmijës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 34 vjeçar shqiptar është dënuar me 12 muaj burg, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij në Selanik. Ngjarja ka ndodhur pesë ditë më parë, ku i akuzuari është kthyer në shtëpi dhe ka debatuar me grua për shkak se foshnja katër muajshe qante.

Gruaja 30-vjeçare deklaroi në dëshminë e saj se ishte hera e parë që bashkëshorti i saj sillej dhunshëm ndaj saj dhe përshkroi momentin kur e sulmoi, ndërsa i kërkoi gjykatës që të mos e dënonte për veprimet e tij.

“Kjo mund t’i ndodhë çdo familjeje. Burri im erdhi nga puna dhe ne po flisnim për fëmijët tanë. Unë u çmenda, u tërbua edhe ai dhe kështu ndodhi. Më ka goditur me duar në fytyrë dhe më ka goditur me shqelma pas shpine”, tha në gjykatë gruaja.

“Ishte hera e parë që ndodhte diçka e tillë, nuk besoj se do ta bëjë përsëri sepse biseduam dhe më kërkoi falje. Jemi të martuar prej 5.5 vitesh dhe besoj se nuk do ta bëjë më sepse më do mua dhe fëmijët. Ishte një ditë e keqe. Nuk e di si ndodhi”, shtoi ajo.

Share This Article