“Çmendet” Chelsea, dy superblerje në një ditë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fati i ekipit që mban ende titullin e kampionit të botës për klube, Chelsea, dukej i paqartë pas braktisjes së detyruar të njeriut që e shndërrojë në një nga gjigantet e futbollit botëror, oligarku rus Roman Abramovic.

Por pronari ri amerikan, Todd Boehly, me sa duket nuk ka ndërmend të ulë ambiciet e ekipit londinez, përkundrazi.

Chelsea zyrtarizoi sot blerjen e sulmuesit Raheem Sterling nga Manchester CIty, me të cilët 27-vjeçari ka shënuar 131 gola në 339 ndeshje zyrtare, duke fituar 4 kampionate. Chelsea ka paguar për të rreth 56 milionë euro, dhe sulmuesi i është bashkuar ekipit në Los Angeles, së bashku edhe me kuqeziun Armando Broja.

Por në qytetin e Hollivudit, ku pronari i ri i Chelsea përqendron pjesën më të madhe të bizneseve, mund t’i bashkohet ekipit në ditët në vijim edhe një goditje e madhe, që do të blindonte mbrojtjen e britanikëve.

Mbrojtësi senegalez Kalidou Koulibaly ka deklaruar se ka pranuar ofertën e Chelsea, po ashtu edhe ekipi i tij i deritanishëm, italianët e Napolit. Lideri i mbrojtjes me 317 ndeshje, kapiten i projektuar i Napolit pas ikjes së Insignes dhe nga më të mirët në absolut të Serie A, Koulibaly kishte një kontratë që skandonte vitin e ardhshëm, kështu që një ofertë 40 milionë euro ishte e parefuzueshme për 31-vjeçarin që do të marrë 10 milionë euro në vit.  

Share This Article