“Çmendet” deputeti rus, kërcënon në televizion se do shkojë personalisht të vrasë gazetaren gjermane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një politikan rus, anëtar i Dumës ruse dhe aleat i Vladimir Putin ka kërcënuar në televizion se do të vrasë gazetaren gjermane që raporton për luftën nga Ukraina.

Aleksey Zhuravlyov, duke folur në emisionin e televizionit shtetëror rus “60 Minutes”, kërcënoi gazetaren gjermane të “Bild”, Björn Stritzel. Video shokuese është shpërndarë në Tëitter nga gaztarja Julia Davis, e cila monitoron propagandën ruse.

Që pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, Putin ka forcuar censurën në media, ndërsa televizionet e kontrolluara nga Kremlini përdoren si mjete për të shpërndarë propagandë.

“Nuk më plas fare. Dua t’i them kësaj k**e naziste se do vijmë dhe do të të vrasim”, ka deklaruar ai live në televizionin rus.

Moderatori rus iu kthye ndërkohë duke i thënë: “Ata janë gazetarë, janë propagandistë, por le të mos vrasim njeri”. Megjithatë Zhuravlyov iu përgjigj duke i thënë: “Nuk më intereson fare”.

Share This Article