“Çmenduri” Për të parë live finalen e Big Brother Vip biletat fillojnë nga 500 euro e sipër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ashtu si dhe moderatorja Arbana Osmani bëri me dije mbrëmjen e së martës së kush dëshiron që të ndjekë finale e Big Brother Vip live atëhere do të duhet të rezervojnë një biletë.

Ditën e djeshme është lancuar edhe linku ku të gjithë fansat banorëve të shtëpisë së big Brother Vip të marrin biletën e tyre.

Në faqen zyrtare të Top Channel thuhet se të gjithë ata që duan të bëhen pjesë nga afër e finales, do të duhet të paguajnë bileta që nisin nga 500 euro, dhe për arsye sigurie vendet do të jenë të limituara.

Fillimisht u tha se finalja do të mbahej në ambientet e Air Albania, por deri tani nuk dihet nëse finalja do të mbahet te stadium apo në ambientet e Top Channel.

Bileta për të marrë pjesë në finale nuk është e aksesueshme online, dhe kërkesa do të duhet të bëhet vetëm përmes emailit zyrtar.

Share This Article