Çmenduria e fundit e arabëve, 1 miliardë euro për Vinicius

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Arabia Saudite ka tentuar që të blejë Vinicius Jr, por sulmuesi i Realit të Madridit ka refuzuar propozimin duke preferuar qëndrimin te “Los Blancos”. Prapaskena zbulohet nga “The Athletic”.

24-vjeçari brazilian, një nga kandidatët për fitimin e Topit të Artë, mori një telefonatë nga Fondi i Investimeve Publike (PIF) që punon në emër të Ministrisë së Sporteve në shtetin saudit. Dëshira e madhe ishte që Vinicius të shndërrohej në njeriun imazh të Saudi Pro League, veçanërisht në funksion të Kupës së Botës 2034 që do të organizohet në Arabinë Saudite.

Al Ahli është klubi që provoi të tundonte brazilianin me një ofertë të majme në aspektin financiar. Por përgjigja ishte negative. Arabët i ofrojnë lojtarit një kontratë 5-vjeçare me një pagë sezonale rreth 200 mln euro. Ndërkohë që aktualisht përfiton rreth 11 milionë euro në sezon në La Liga.

Vinicius, i cili ka një klauzolë shitjeje prej 1 miliard euro, nuk ka ndërmend të lëvizë nga Reali, teksa as drejtuesit e klubit legjendar nuk duan të privohen nga shërbimet e tij.

Share This Article