Qeskat që përdoren plasi blen produkte në dyqane, kryesisht nëpër markete, janë një normalitet në Shqipëri, ashtu si edhe në shumë vende të botës. Janë praktike, kushtojnë pak e pavarësisht nga debatet për ndotjen serioze që plastika i shkakton ambientit, ato vazhdojnë të përdoren gjërësisht.
Por një qeskë e tillë, e ngjashme me ato që kushtojnë 10 lekë të reja në vendin tonë, e që në Amerikë njihet si qeskë plehrash, është kthyer në një trend të modës. Mes koleksioneve me vlerë mijëra dollarë të markës së mirënjohur Balenciaga, është përfshirë edhe qeska e plehrave me ngjyrë të verdhë.
E prodhuar nga kjo kompani, ajo kushton plotë 1,790 dollarë. Reklamohet në dyqanet luksoze dhe mbahet me krenari nga personazhet e shoëbiz, në eventet ku janë të ftuar. Megjithatë, pavarësisht markës nga e cila tregtohet dhe çmimit jashtë logjikës normale, qeska e verdhë e Balenciaga-s duket njësoj si një qeskë nga ato që merren në market pasi keni bërë pazaret e javës.


