Çmimet e veturave në Gjermani kanë rënë përtokë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Gjermani ka rënë dukshëm çmimi i veturave Diesel, kjo pasi shteti ka vendosur që nga vjeshta që të mos lejojë këto vetura për shkak të emetimit të madh të gazrave gjë që ndikon në ndotjen e ambientit

Nga vjeshta nuk do të mund të hyjnë në qendrat e disa qyteteve gjermane. Tre milionë automjete të tipit diesel janë të parkuara në Gjermani dhe janë në pritje të blerësve, gjë e cila në kohë pandemie ka bërë që të ketë shumë pak të interesuar.

Blerësit më të mëdhenj janë serbët e kroatët, por që muajt e fundit është rritur edhe numri i blerjeve nga Kosova.Gjermania është duke eksportuar shumë makina në tregjet e Evropës Lindore dhe Juglindore.

Në Gjermani, vlerësohet se ka rreth 10 milionë vetura me naftë.

Ndalimi i qarkullimit të veturave me naftë, bërë për të luftuar ndotjen e ajrit, në një vendim të përkohshëm, që pritet të shkundë industrinë e automobilave.

Share This Article