ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar 4 minutes ago
Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar 10 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 14 minutes ago
Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave 20 minutes ago
Zonat më të varfra të Anglisë 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Çmimet nuk po rriten vetëm nga ushqimet dhe energjia

albnews by albnews
11 February, 2022
in Albania, Technologji
0
Çmimet nuk po rriten vetëm nga ushqimet dhe energjia
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ekonomia shqiptare po u afrohet ritmeve të rritjes potenciale dhe kjo shpjegon pjesërisht tendencën në rritje të inflacionit.

Raporti i fundit i politikës monetare i Bankës së Shqipërisë, vë në dukje se hendeku negativ i prodhimit, ose distanca mes prodhimit potencial dhe atij real është ngushtuar ndjeshëm në tremujorët e fundit.

RelatedPosts

Vepra të vjedhura arti nga Europa përfundojnë në Kamëz, 2 në pranga, 1 në kërkim

Ermal Mamaqi: “Njerëzit që janë të varfër, e meritojnë të jenë të varfër!”

Për kë po ndërtohet? Gjysma e banesave në Durrës dhe Vlorë janë bosh

Afrimi i rritjes ekonomike me potencialin përkthehet në forcim të presioneve inflacioniste në ekonomi. Analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se duke filluar nga tremujori i tretë 2021 ka një tendencë në rritje të inflacionit bazë ose inflacionit që përjashton ata komponentë me luhatshmëri të lartë, siç mund të jenë produktet ushqimore apo energjetike.

Kjo analizë dëshmon se rritja e çmimeve dhe vala inflacioniste nuk është ekskluzivisht e lidhur me goditjet e ofertës dhe shtrenjtimin e mallrave jetike të konsumit, siç janë produktet ushqimore bazë, nafta apo energjia elektrike. Sipas INSTAT, në muajt dhjetor 2021 dhe janar 2022, inflacioni vjetor ka shënuar vlerën 3.7%, niveli më i lartë në një dekadë.

Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të vijojë të rritet edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Rritja e inflacionit në muajt e fundit është përkthyer edhe në një rritje të pritjeve inflacioniste sidomos te konsumatorët, ndërsa, sipas Bankës së Shqipërisë, te bizneset pritjet inflacioniste janë më të kufizuara.

Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të fillojë të normalizohet në gjysmën e dytë të këtij viti dhe të zbresë pranë objektivit të saj prej 3% vitin e ardhshëm. Megjithatë, në projeksionet e saj Banka e Shqipërisë thekson se rreziqet inflacioniste ngelen në kahun rritës dhe faktori kryesor është një vijim i rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, edhe përtej atyre që janë pritshmëritë aktuale.

Siç u shpreh javën e kaluar edhe Guvernatori, Gent Sejko, raporti i politikës monetare sugjeron se, me shumë të ngjarë, normat referuese të interesit të Bankës së Shqipërisë do të fillojnë të rriten këtë vit, për t’ju përgjigjur rritjes së inflacionit, që ka rezultuar edhe më e lartë se pritshmëritë e mëparshme të bankës qendrore.

Ndërkohë që rreziqet e lidhura me pandeminë po zbehen, tashmë është inflacioni rreziku kryesor për qëndrueshmërinë e rimëkëmbjes së ekonomisë. Banka e Shqipërisë pret që këtë vit, rritja të jetë ndjeshëm më e ulët se nivelet e vitit 2021, që u ndikuan shumë nga baza jo e zakonshme krahasuese që shkaktoi pandemia në vitin 2020.

Sidoqoftë, banka qendrore i qëndron pritshmërive optimiste për një rritje pozitive në horizontin kohor afatmesëm. Analiza e Bankës së Shqipërisë nënvizon se tërmeti dhe pandemia nuk kanë shkaktuar dëme të qëndrueshme në potencialet e rritjes së ekonomisë shqiptare dhe se gjatë 2-3 viteve të ardhshme, normat e rritjes do të kthehen pranë niveleve që ishin në periudhën para këtyre ngjarjeve./Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar

Ndikimi shkatërrues i alkoolit në trupin e njeriut, shëndeti i rrezikuar nga konsumi i tepruar

1 November, 2025
Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

1 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

1 November, 2025
Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave

Samia fiton zgjedhjet në Tanzani me 98% të votave mes trazirave

1 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result