Çmimi Nobel për Kiminë i jepet dy shkencëtarëve për teknikën modifikuese të ADN-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çmimi Nobel për Kiminë këtë vit është ndarë mes francezes Emmanuelle Charpentier dhe amerikanes Jennifer Doudna. Dy shkencwtaret kanë arritur të zhvillojnë teknikën e modifikimit të ADN-së. Metoda e kërkueseve mundëson rishkrimin e kodit të jetës dhe shërben për modifikimin e gjenit. Charpentier dhe Doudna do të marrin një medalje të artë për punën e tyre dhe një çmim në para, prej 1.1 milion dollarësh. Ky çmim, që prej themelimit të institucionit në vitin 1901, i është dhënë vetëm 5 grave.

“Gërshërët gjenetike”, që mundësojnë modifikimin e ADN-së në mënyrë të thjeshtë dhe ekonomike, deri më tani i kanë hapur rrugë shumë terapive, që kohë më parë ishin të pamundura për t’u realizuar. Duke i përdorur terapi të tilla, kërkuesit mund të ndryshojnë ADN-në e kafshëve, bimëve dhe mikro-organizmave, me preçizion të lartë. Komisioni i Nobel ka shtuar se vetëm imagjinata mund t’i vendosë kufij aplikimeve të terapive modifikuese. Teknika e “gërshërëve gjenetike” e përpunuar në laborator nga Charpentier dhe Doudna, sot përdoret nga kërkuesit për të kryer çdo lloj ndërhyrjeje mbi ADN-në e bimëve dhe kafshëve. Mbi njeriun, teknika vazhdon të përdoret ende me shumë kujdes, sepse bëhet fjalë për një metodë ende jo të mangët nga gabimet.

Share This Article