CNN: Edhe Melania po i kërkon Trump të pranojë humbjen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

CNN raporton se Zonja e parë Melania Trump është bashkuar me korin në rritje të rrethit të ngushtë të Presidentit Trump që e këshillojnë atë se ka ardhur koha që ai të pranojë humbjen. CNN, një televizion i njohur për qëndrimet anti-Trump thotë se këtë lajm e ka konfirmuar nga burime të brendshme në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas të njëjtave burime, megjithëse Melania nuk ka bërë komente publike për zgjedhjet, privatisht e ka dhënë mendimin e saj. “Ajo e ka thënë gjithnjë mendimin e saj, siç bën shpesh,” – tha burimi i CNN që raporton se më herët edhe Jared Kushner i ka kërkuar Presidentit të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Megjithatë Trump vijon të postojë në Twitter mesazhe kundër Joe Biden.

Share This Article