CNN: Japonia përgatit trupat për luftë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për të parën herë në pothuajse 30 vjet, forcat tokësore japoneze janë përfshirë në një stërvitje ushtarake gjigante, të cilën CNN e përshkruan si “përgatitje për një konflikt të mundshëm”.

Që prej mesit të shtatorit, 100.000 vetë personel, 20.000 automjete dhe 120 avionë po marrin pjesë në manovrat e shtrira në zona të ndryshme të vendit. Fokusi i tyre është gadishmëria operative, thotë gjigandi mediatik.

Këto vitet e fundit, rajoni i Indo-Paqësorit është kthyer në një vatër të nxehtë tensionesh, dhe zyrtarë ushtarakë thonë se kushtet e sigurisë rreth e qark Japonisë, janë në nivelin më të keq që prej Luftës së Dytë Botërore.

“Stërvitja e trupave tona është e përqëndruar tek përmirësimi i efektshmërisë operative, zmbrapsja e armikut dhe kapacitetet e reagimit të shpejtë”, tha koloneli Noriko Yokota.

Sipas tij, ushtarët po përgatiten që të përgjigjen me besim të plotë tek vetja atëherë kur t`u kërkohet të ndërmarrin veprime të mëtejshme”. Pak ditë më parë, Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike në ujrat pranë Japonisë.

Share This Article