ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 43 minutes ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 47 minutes ago
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë 51 minutes ago
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre 55 minutes ago
Premier League/ Nuk ka minuta për Brojën, ndalet Tottenham. Rezultatet e katër ndeshjeve 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Çollaku: Nuk ndodh asgjë më 5 as më 8 janar, por të ndahemi në mënyrë të qytetëruar

albnews by albnews
2 January, 2022
in Albania
0
Çollaku: Nuk ndodh asgjë më 5 as më 8 janar, por të ndahemi në mënyrë të qytetëruar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sali Berisha pritet të finalizojë në ditët e para të këtij viti aksionin politik të nisur fundin e vitit të lamë pas.

Së bashku me Komisionin e Rithemelimit të PD i kanë lënë afat Lulzim Bashës 5 janarin për të liruar selinë e PD.

RelatedPosts

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

Në rast refuzimi ata kanë thirrur një protestë kombëtare më 8 janar dhe kanë paralajmëruar se anëtarësia e PD do të shndërrohet në përmbarues politik.

Kreshnik Çollaku i sheh me trishtim këto zhvillime jo për çfarë pritet të ndodhë por dëmin që i bëjnë këtij subjekti politik.

Çollaku: Ky lajm më ka trishtuar. Kam parë në artikuluesit e atij lajmi shumë miq dhe bashkëpunëtorë. Ka njerëz që punën e tyre e kanë të merituar por erdhe njerëz që karrierat dhe ofiqet i kanë të pamerituara. Ata e kanë quajtur Komisioni i Rithemelimit por mua më sollën në mendje ultimatumet e komiteteve të shpëtimit të ’97. Ne dhe ata që thonë të tilla kemi në dorë të mos turpërojmë forcën tonë politike me deklarata dhe gjeste të tilla.

Në një intervistë për Rtv Ora, Çollaku thotë se palët duhet ti thërrasin arsyes. Edhe nëse bashkëjetesa nuk është e mundshme, ai thotë se ndarja duhet të jetë e qytetëruar dhe të mos damkosin me turp partinë.

Çollaku: Të përpiqemi të qëndrojmë bashkë duke pasur ide të ndryshme por edhe nëse vlerësojmë se nuk mund të rrimë dot bashkë se jemi aq të ndryshëm ka mënyra civile, të qytetëruara që të ndahemi në mënyrë të qytetëruar.Është e trishtueshme, do të desha të ishte një ëndërr e keqe thirrja e disa miqve të mi dhe të tjerëve këtu për të pushtuar, dhunuar demokratët apo selinë e PD. Të gjithë e dinë as në 5, as në 8 as në 18 asgjë nuk ndodh se partia ka institucione. Të krijohet një provokim i tillë i shëmtuar do të ishte një dhuratë e pamerituar për Edi Ramën, turpërim i PD. Sot që të shmangin këtë turp e kanë në dorë këta miqtë e mi, jo demokratët e mërzitur me Lulzim Bashën, me ne, jo ata që kanë firmosur, jo ata që kanë menduar se po bëjnë referendum, kuvend. Sot këtë përgjegjësi e ka një grup 10-20 vetash që për karrierën e tyre, kënaqësitë dhe pakënaqësitë e tyre dhe Lulzim Bashën, disa e kanë të drejtë mërzinë me Lulzim Bashën por jo për këtë motiv. Ata e kanë në dorë ti thërrasin arsyes dhe ta shpëtojnë të gjithë bashkë këtë seli, këtë sigël, këtë parti nga një turp. Nëse akte të tilla ndodhin do të ishte turpërimi më i madh për këtë parti.

Po kush po përfiton nga gjithë situata në PD? Deputeti demokrat vlerëson se qeveria socialiste dhe Edi Rama kanë marrë një vakancë politike të pamerituar.

Çollaku: Ky tension dhe paqartësitë e brendshme i kanë dhënë një lloj vakance të pamerituar kësaj qeverie. Kjo histori u zgjat, qeveria dhe Edi Rama me skandalet që po dalin këtë vakancë politike e kanë të pamerituar. Është detyrë e kryetarit të PD Basha dhe çdo demokrati të mobilizohet për të shtuar dozën e betejës, luftës dhe rezistencës me synimin e kësaj keqqeverisje.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

20 September, 2025
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

20 September, 2025
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result