Collina fenomeni i arbitrave: sipas France Football italiani është më i miri i historisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jo vetëm Dream Team, France Football ka përzgjedhur edhe 10 arbitrat më të mirë të historisë: përpara të gjithëve Pierluigi Collina. Ish-arbitri italian, sot shef i Komisionit të Arbitrave në Fifa, ka lënë pas anglezin Ken Aston e francezin Michel Vaurot. “Kur flitet për arbitra, emri i parë që të vjen në mendje është i tij. Nga debutimi në 1977 në lamtumirën e tij në 2005 Collina ka shkruar historinë e futbollit” sqaron motivimin revista periodike franceze.

Në karrierë Collina ka gjykuar 467 ndeshje, përfshirë finalen e Botërorit 2002. I zgjedhur si arbitri më i mirë në botë mes 1998 e 2005 për IFFHS, Federata botërore e historisë e statistikave të futbollit. Ndeshja e fundit e drejtuar nga Collina ishte Villarreal-Everton në Champions League, pastaj dorëheqja nga AIA në 29 gusht 2005.

Nga 2017 është presidenti i Komisionit të Arbitrave të Fifa-s, nga 2010 në 2018 ka qenë përgjegjësi i komisionit arbitral Uefa para se ti linte detyrën Roberto Rosettit. Nga 2011 është në Hall of Fame të futbollit italian.

KLASIFIKIMI I FRANCE FOOTBALL
1) Pierluigi Collina; 2) Ken Aston; 3) Michel Vautrot; 4) Markus Merk; 5) Charles Corver; 6) Mike Dean; 7) Ian Foote; 8) Ali Bennaceur; 9) Stephanie Frappart; 10) Howard Webb.

Share This Article