Conference League, janë Roma dhe Feyenoord finalistet e finales së Tiranës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jose Mourinho dhe Roma vijnë në Tiranë, ku në Arenën Kombëtare do të përballen me holandezët e Feyenoord, që barazuan me Marseille 0-0.  

Në Olimpico të Romës, verdhekuqtë italianë të shtyrë nga 70 mijë tifozë  mposhtën me rezultatin 1-0 anglezët e Leicester, falë golit të shënuar në minutën e 11-të pikërisht nga një britanik, Tammy Abraham me një goditje me kokë spektakolare.

Goli i Romës ishte edhe një nga rastet e pakta të ndeshjes, që u zhvillua më së shumti në ekuilibër midis palëve.

Ndërkohë, në Marsejë francezët nuk arrijnë të mposhtin holandezët e Feyenoord, që arrijnë barazimin që i vlen finalen e Tiranës. 

Share This Article