Conference League, Partizani prek kualifikimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Partizani ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 skuadrën e Atletico Escaldes në Andorra, në sfidën e vlefshme për turin e dytë eliminator të Conference League.

Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Zoran Zekiç dominuan gjatë gjithë 90-minutëshit në Andorrë, megjithatë nuk shënuan dot më shumë se një gol për pasaktësi në finalizim, por edhe formë të mirë të portierit kundërshtar.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Christian Mba, që në minutën e 53 përfitoi nga një gabim i portierit kundërshtar dhe dërgoi topin në rrjetë.

Share This Article