Conte del kundër marrëveshjeve bilaterale turistike brenda BE-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri italian, Giuseppe Conte deklaroi se vendet e BE-së nuk duhet me njëri-tjetrin të bëjnë marrëveshje turistike de fakto gjatë pandemisë së koronavirusit, duke shpjeguar se një veprim i tillë mund ta shkatërrojë tregun e vetëm.

“Ne nuk do të pranojmë marrëveshje bilaterale brenda BE-së që mund të krijojnë kanale turistike preferenciale. Kjo do të na lërë jashtë BE-së dhe ne kurrë nuk do ta lejojmë këtë”, tha Conte.

Qeveritë evropiane janë duke punuar në planet për t’i rihapur kufijtë me shpejtësi të ndryshme, në varësi të rrethanave në secilin vend, me ç’rast disa vende duan të vendosin udhëtime falas me një numër të kufizuar të vendeve fqinje, transmetojnë mediat britanike.

Në Itali deri më tani 31.106 njerëz kanë vdekur nga pandemia e koronavirusit, ndërsa Konte tha ende nuk e din se kur do të lejohet udhëtimi midis rajoneve italiane.

Share This Article