Trajneri Antonio Conte ka lënë të hapur mundësinë që mesfushori Christian Eriksen të rikthehet te skuadra e Tottenhamit.
Conte ka thënë se është i gatshëm të punojë sërish me Eriksenin, të cilin e pati lojtar te skuadra e Interit.
Eriksen javën e shkuar iu bashkua Brentfordit dhe firmosi kontratë deri në fund të këtij sezoni ndërsa nuk ka luajtur prejse kolapsoi në fushë në ndeshjen e Kampionatit Evropian ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës.
Eriksen ishte njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm te Tottenhami për një periudhë të gjatë përpara se të transferohej te Interi në vitin 2020. Ai me Interin e fitoi titullin e kampionit në Serie A.
“Jam i befasuar me rikthimin e shpejtë të Tottenhamit në fushë pasi kam menduar se i nevojitet më shumë kohë. Natyrisht, ai është pjesë e tregimit të Tottenhamit dhe kthimi këtu është një mundësi e mirë për të, për mua dhe klubin. Por, tani ai ka firmosur me Brentfordin por do të shohim se çka do të ndodh pas gjashtë muajve”, ka thënë Conte.