Conte kërcënon BE-në me largimin e Italisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

COVID-19 thelloi edhe më shumë përplasjet mes Italisë dhe BE-së, e shtoi numrin e qytetarëve, të cilët e duan vendin jashtë unionit.

Së fundmi, kryeministri italian Giuseppe Conte ka kritikuar planin e propozuar të BE-së për turizmin, që mund të lejojë të ashtuquajturat korridore të gjelbra midis vendeve brenda bllokut, dhe kërcënoi se kjo mund të bëjë që Italia të largohej nga BE.

Korridoret e sugjeruar të turizmit do të lejonin që disa vende me nivele të ulëta të infeksionit Covid-19 të hapen në disa destinacione të zgjedhura derisa kufijtë të rihapen plotësisht, shkruan CNN.

“Ne nuk pranojmë marrëveshje bilaterale brenda Bashkimit Evropian, që do të krijojnë shtigje të privilegjuara të turistëve,” tha Conte gjatë një konference për shtyp të mërkurën e 13 majit duke shtuar “Turizmi nuk mund të kushtëzohet nga marrëveshje bilaterale, ose ne do të jemi jashtë Bashkimit Evropian, nuk do ta lejojmë kurrë atë”.

Share This Article