Conte njofton dorëheqjen nga posti i kryeministrit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri italian, Giuseppe Conte njoftoi sot se synon të dorëhiqet pas debatit parlamentar që vijoi me deklaratën e tij para Senatit, ku mbajti një fjalim shumë të ashpër kundër Matteo Salvini.

“Po ndërpres këtu këtë eksperiencë të qeverisjes. Synoj të përfundoj këtë kalim institucional në mënyrë koherente. Do të shoh presidentin e republikës për t’i prezantuar dorëheqjen”, deklaroi Conte, duke theksuar se më parë do të dëgjojë debatin parlamentar./ATSH/

Share This Article