Conte: Rihapim një pjesë të bizneseve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Atë që kemi arritur deri tani nuk duhet ta humbin, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte, i cili ka urdhëruar zgjatjen e bllokimit kombëtar deri më 3 maj.

Megjithatë, një pjesë e vogël e bizneseve, që janë mbyllur që nga 12 marsi, do të lejohen të rihapen sot.

Conte përmendi posaçërisht hapjen e librarive dhe dyqaneve të veshjeve për fëmijë, por raportet e mediave sugjerojnë se mund të përfshihen edhe lavanderi apo shërbime të tjera.

“Sakrificat që secili prej nesh bën janë një gjest i lidhjes autentike ndaj asaj që me të vërtetë ka rëndësi dhe që do të jemi në gjendje të rimarrim së shpejti. Së bashku do t’ia dalim”, deklaroi dje Conte në një mesazh për Pashkët.

Share This Article