Conte: Të mos dramatizojmë situatën e krijuar nga COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk duhet të kemi absolutisht frikë nga koronavirusi dhe nuk duhet të dramatizojmë situatën, deklaroi sot kryeministri italian, Giuseppe Conte.

”Jemi të vetëdijshëm se po përballemi me një urgjencë shëndetësore”, ishte përgjigjja e Contes për gazetarët.

”Duhet të mbajmë një qasje të kujdesshme, të ndjekim indikacionet që vijnë nga komuniteti shkencor”, shtoi ai.

”Qeveria kombëtare dhe ato rajonale kanë përgjegjësinë më të madhe në përballimin e situatës. Duhet të qëndrojmë të përqendruar për t’u përballur me epideminë dhe për të shmangur përhapjen e infeksionit”, përfundoi kryeministri Conte./ATSH/

Share This Article