Conte tregon pse e la Interin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Po ndërtonte një skuadër të frikshme, por papritur, në verën që lamë pas, kur Interi fitoi titullin pas 11 vjetësh, Antonio Conte u largua.

Tashmë trajner i Tottenham, është rikthyer të flasë sërish për atë që ndodhi te Interi.

Ai thotë se arsyeja e largimit është shumë e qartë, ndryshimi i programit të klubit, pasi nuk insistojë të forcojë skuadrën, po i shiti dy më të mirët, Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi, derisa mund të largohen dhe të tjerë.

“2 vitet e mija te Interi u shpërblyen me fitimin e titullit kampion, dhe vetëm me kohën do të kuptohet puna e jashtëzakonshme që është bërë gjatë kësaj periudhe. Sepse për të fituar duhet të thyenim hegjemoninë e Juventusit, diçka jo e lehtë për t’u realizuar.  Një punë e madhe gjithëpërfshirëse që kulmoi me gëzimin e fitimit të Serie A”, u shpreh Conte.

“Megjithatë në fund një zhgënjim i madh për ndryshimin e programit dhe prespektivave nga ana e klubit që sollën edhe ndarjen tonë”.

Share This Article