Copa America 2021 mbahet në Brazil

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Brazili është zgjedhur në minutën e fundit, pasi që edhe Argjentina edhe Kolumbia nuk kishin resurse për ta zhvilluar garën

Brazili do të organizojë Cipa America pas shumë viteve në qershor pasi që ky vendim u morrë nga CONMEBOL. Trupi qeverisës i futbollit në Amerikën Jugore të hënën pas u pa që as Argjentina e as Kolumbia nuk mund ta organizonin këtë garë, atë vendosën t’ia lënë Brazilit, dy javë para se të fillojë kjo garë.

Por, pse u zgjodh Brazili për ta organizuar kjo garë?

Argjentina dhe Kolumbia ishin zgjedhur si bashkëorganizatore për ta organizuar garën që ishte planifikuar të luhet më 12 skuadra (10 anëtare të Conmebol dhe dy mysafirë, Katari dhe Kolumbia). Por, më 2020 Copa u suspendua për 12 muaj shkaki i valës së parë të koronavirusit në këtë vend. Gjërat ndryshuan përsëri në maj pasi që rastet me Covid po vazhdojnë në Amerikën Jugore për shkak të motit të ftohtë që po mbanë atje për momentin, me Argjentinën dhe Kolumbinë që po ashtu janë përfshirë nga një valë e madhe e sëmundjes.

Situata në Kolumbi është bërë edhe më e komplikuar për shkak të protestave anti-qeveritare anembanë vendit dhe dhunës policore, me më shumë se 60 njerëz të vrarë sipas OJQ-ve. CONMEBOL ia mohoi organizimin Kolumbisë që më 21 maj kurse të dielën lajmëroi që Argjentina po ashtu nuk dëshiron që ta organizoi për shkak të krizës shëndetësore. Kështu, kjo e drejtë i kalojë Brazilit. 

Share This Article