Ndërsa vdekjet e shkaktuara nga koronavirusi në të gjithë botën vazhdojnë të rriten, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka paralajmëruar se bota po përballet me një “pandemi të mundshme të urisë” pasi këtë vit numri i njerëzve që kanë më shumë nevojë për ushqim mund të dyfishohet.
Në fund të vitit 2019, 135 milion njerëz po jetonin me “urinë akute”. Por ndërsa shumë vende në botë po zbatojnë karantinën, ky numër ka të ngjarë të rritet në 265 milion, thotë ËFP.
“Para se koronavirusi madje të bëhej problem, unë po thosha se viti 2020 do të përballet me krizën më të rëndë humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore për një numër arsyesh,” tha drejtori ekzekutiv i WFP, David Beasley.
Organizata, e cila në 2019 mori 8.3 miliardë dollarë (6.7 miliardë pound), tani ka nevojë midis 10-12 miliardë dollarë për të vazhduar operacionet e saj për këtë vit.
Vendet më të rrezikuara nga uria do të jenë Jemeni (vendi më i varfër i botës arabe), Republika Demokratike e Kongos, Venezuela, Sudani Jugor dhe Afganistani.
Por, edhe 130 milionë të tjerë
Përveç zonave të prekura nga lufta, çështjet mjedisore ose krizat ekonomike, shumë vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme ka shumë të ngjarë të preken nga humbja e vendeve të punës dhe vështirësitë e tjera ekonomike të shkaktuara nga përhapja e koronavirusit në muajt e ardhshëm.
Problemi do të përkeqësohet nga presione të ngjashme ekonomike në vendet në të gjithë botën, që do të thotë se dërgesat, ose paratë që dërgohen nga të afërmit jashtë vendit, do të bien në këto vende.
“Gjëja më e rëndësishme është një trajtim i përballueshëm, i cili duhet të jetë i disponueshëm për të gjithë e në të gjithë botën,” tha z. Husain. “Por derisa të arrijmë në atë pikë, ne duhet të sigurohemi që të bëjmë gjithçka që kemi mundësi për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur jetesën.” (BBC)