Një efektiv policie është arrestuar këtë të enjte (25 maj) në qytetin e Çorovodës, i dyshuar se shiste armë. Në një njoftim për mediat, Agjencia e Mbikëqyrjes Publike bën me dije se inspektori me inicialet D.N. u ndalua pas denoncimit të një gazetareje, se në qytetin e Çorovodës ai shiste armë kundrejt vlerës monetare prej 50 mijë lekësh.
Pas verifikimeve të kryera janë administruar aktet procedurale si dhe prova materiale, 1 armë zjarri e llojit automatik.
Efektivi akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.