ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit 10 hours ago
NjĂ« avion privat dhe borxhe tĂ« mĂ«dha – ngritja dhe rĂ«nia e njĂ« mashtruesi tĂ« biletave prej 1 milion paundĂ«sh nĂ« Glastonbury 11 hours ago
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm 11 hours ago
AzilkĂ«rkuesit pĂ«rdorin shtegun ‘bidoon’ pĂ«r tĂ« hyrĂ« me mashtrim nĂ« Britani 11 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 11 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Corriere Della Sera: “Komonuelthi Europian”, plani sekret i Boris Johnson

albnews by albnews
26 May, 2022
in Bota, UK
0
Corriere Della Sera: “Komonuelthi Europian”, plani sekret i Boris Johnson
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Mbrëmja e profilit më të lartë për Evropën ishte planifikuar për të martën në Davos të Zvicrës. Në tavolinat e një sallë të izoluar në qendër të Kongresit u ulën tre kryeministra të BE-së, ai i Belgjikës, Greqisë dhe Spanjës.

Pranë tyre presidentja e bankës qendrore evropiane Christine Lagarde, dy pesha të rënda të Komisionit të Brukselit si Paolo Gentiloni dhe Frans Timmermas, shumë ministra nga vende të ndryshme dhe shefi i inteligjencës së jashtme në Paris.

RelatedPosts

Kancelari gjerman ‘skeptik’ se njĂ« marrĂ«veshje mund tĂ« arrihet deri nĂ« afatin e sĂ« enjtes tĂ« Trump

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

NjĂ« avion privat dhe borxhe tĂ« mĂ«dha – ngritja dhe rĂ«nia e njĂ« mashtruesi tĂ« biletave prej 1 milion paundĂ«sh nĂ« Glastonbury

Megjithatë mungonte i ftuari më i shumëpritur në këtë mbledhje, ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, prezenca e të cilit ishte njoftuar në nisje të takimit, por që nuk u shfaq kurrë.

Sipas medias italiane Corriere Della Sera, nĂ« parim Kuleba nuk ka humbur shumĂ«, sepse struktura evropiane nĂ« nivelin e saj mĂ« tĂ« lartĂ« e shmangu thuajse plotĂ«sisht pĂ«rmendjen e luftĂ«s nĂ« kufijtĂ« e BE gjatĂ« gjithĂ« mbrĂ«mjes.

Por pikërisht këto heshtje ndonjëherë surreale dhe mungesa e të ftuarit të Kievit kanë ekspozuar tensionin rrëshqitës mes Ukrainës dhe disa prej vendeve kryesore të Bashkimit Europian. Pikërisht në këtë hapësirë, Boris Johnson sipas prestigjiozes përtej Adriatikut, po përpiqet të fusë veten në lojë, me një iniciativë që synon të prishë kartat në Evropë.

Kryeministri i Britanisë së Madhe po mendon krijimin e një sistemi të ri aleancash politike, ekonomike dhe ushtarake, si alternativë ndaj Bashkimit Evropian, që do të mbledh vendet e bashkuara nga mosbesimi ndaj Brukselit dhe gjithashtu ndaj mënyrës së reagimit të Gjermanisë ndaj agresionit ushtarak rus.

“Boris Johnson e ka endur rrjetën e tij për më shumë se një muaj”, shkruan media italiane që i referohet disa njerëzve të njohur me bisedimet dhe të pranishëm këto ditë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

“Kryeministri ia prezantoi idenë e tij për herë të parë Volodymyr Zelenskit kur presidenti ukrainas e priti atë në Kiev më 9 prill. Modeli i Komonuelthit Evropian që ka në mendje Boris Johnson do të kishte Britaninë e Madhe si udhëheqëse dhe do të përfshinte, përveç Ukrainës, Poloninë, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, si dhe potencialisht Turqinë në një datë të mëvonshme. Që nga vizita e kryeministrit të Londrës në Kiev, bisedimet kanë vazhduar dhe miqësia britanike ndaj Ukrainës po bëhet gjithnjë e më urgjente dhe më e detajuar”, nënvizohet më tej në shkrim.

Ndërkohë, nga ajo që raportojnë pak njerëz të informuar jashtë Londrës, Johnson propozon një aleancë shtetesh xheloze për sovranitetin e tyre kombëtar, liberalë në ekonomi dhe të vendosur deri në papranueshmërinë maksimale ndaj kërcënimit ushtarak të Moskës.

Qeveria e Kievit, nga ana e saj, nuk ka mbajtur qëndrim për iniciativën britanike, por për momentin nuk i ka ndalur diskutimet mbi të. Elita ukrainase është e bindur se në pallatet e pushtetit në Gjermani dhe Francë, shumë pak shpresojnë për humbjen e Vladimir Putinit: vonesat në sanksionet dhe armët që do të dërgohen tani kanë hapur një hendek politik. Prandaj, Zelensky është duke pritur për samitin evropian më 23 qershor, kur liderët e 27 vendeve do të thirren për të vendosur nëse do t’i njohin Ukrainës statusin e “kandidatit” për të filluar zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, nuk është e sigurt se vendimi i 23 qershorit do të jetë ai që shpreson Ukraina, edhe sepse do të ngrinte protestat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që presin prej vitesh statusin e “kandidatit”. Prandaj, sipas disa negociatorëve, ekziston edhe një hipotezë tjetër: udhëheqësit e 27 vendeve anëtare mund të kufizohen në deklarimin e paqartë se Kievi ka një “perspektivë evropiane” (e ashtuquajtura “formula e Selanikut”).

Në atë rast Zelensky do ta merrte më seriozisht ofertën alternative të Boris Johnson. Është gjithashtu e mundur që thashethemet për këto kontakte të qarkullojnë tani, pikërisht për të bërë presion ndaj liderëve evropianë përpara vendimeve në qershor.

Është gjithashtu e mundshme që projekti britanik të mos jetë i suksesshëm, pasi Londra nuk ka kapacitetin e Bashkimit Evropian për të mbështetur financiarisht Ukrainën, as nuk thuhet se Polonia apo vendet baltike ndërmarrin një nismë që mund të komprometojë marrëdhëniet me Brukselin.
Johnson sigurisht që kërkon një dividend politik, vëren një ministër evropian. Ai thotë: “Kryeministri shpreson të ketë një kartë shtesë në marrëveshjen me Brukselin që ai vetë do të donte ta rihapte për Brexit”.

Në këtë mënyrë Londra përpiqet të prishë ekuilibrin në kontinent, dhe duke vepruar kështu, mund të përfundojë në zbulimin e një linje thyerjeje që tani ekziston me të vërtetë në grupin e 27 vendeve anëtare.

Atë midis vendeve që po e ndihmojnë më me vendosmëri Ukrainën – Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia mbi të gjitha – dhe atyre që e bëjnë atë në një mënyrë më cinike dhe duke hezituar. Sipas vlerësimeve të Arianna Antezza nga Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore, vetëm Londra deri më tani ka ofruar më shumë ndihmë ekonomike dhe ushtarake për Kievin në luftë sesa i gjithë Bashkimi Evropian. Dhe Polonia ka dhënë më shumë se Gjermania, Franca dhe Italia. Kështu lufta e Vladimir Putinit, tashmë në muajin e saj të katërt, fillon të hapë çarjet e para politike në Evropë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

Protestuesit kundërshtojnë rihapjen e qendrave të imigracionit

23 November, 2025
NjĂ« avion privat dhe borxhe tĂ« mĂ«dha – ngritja dhe rĂ«nia e njĂ« mashtruesi tĂ« biletave prej 1 milion paundĂ«sh nĂ« Glastonbury

NjĂ« avion privat dhe borxhe tĂ« mĂ«dha – ngritja dhe rĂ«nia e njĂ« mashtruesi tĂ« biletave prej 1 milion paundĂ«sh nĂ« Glastonbury

23 November, 2025
Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

Biletat e trenit do të ngrihen në Angli vitin e ardhshëm

23 November, 2025
AzilkĂ«rkuesit pĂ«rdorin shtegun ‘bidoon’ pĂ«r tĂ« hyrĂ« me mashtrim nĂ« Britani

AzilkĂ«rkuesit pĂ«rdorin shtegun ‘bidoon’ pĂ«r tĂ« hyrĂ« me mashtrim nĂ« Britani

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result