ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Miratohet aktakuza për tragjedinë e Koçanit – 37 të akuzuar për zjarrin ku humbën jetën 62 persona në Maqedoninë e Veriut 18 hours ago
Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Diskutimet për modelin që do bashkonte më shumë opozitën, jo për kandidaturat 18 hours ago
Politikanët pasurohen ndërsa ne vuajmë – kështu që unë ndihmova në rrëzimin e qeverisë sonë në 48 orë 18 hours ago
Na duhen më shumë spitale sesa stadiume futbolli, thonë protestuesit e rinj të Marokut 18 hours ago
Adoleshenti i burgosur më parë në Dubai, vdes në ndjekje nga policia në Londër 18 hours ago
Next
Prev
Home Albania

CORRIERE D’ITALIA (1913) / INTERVISTA ME ISA BOLETININ

albnews by albnews
16 July, 2021
in Albania
0
CORRIERE D’ITALIA (1913) / INTERVISTA ME ISA BOLETININ
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Korrik 2021

“La Stampa” ka botuar, të premten e 4 prillit 1913, në faqen n°2, intervistën e Isa Boletinit me gazetën “Corriere d’Italia”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

RelatedPosts

Ben Blushi: Pse Shqipërisë i duhet sot një brez i çmendur

Gorozhub, një rrugë që bashkon shqiptarët

Angli/ Hetimi për vetëvrasjen e Leonard Farrukut. “Home Office humbi mundësinë për të vlerësuar shëndetin mendor”

Shpresat dhe shqetësimet e Isa Boletinit

Burimi : La Stampa, e premte, 4 prill 1913, f.2
Burimi : La Stampa, e premte, 4 prill 1913, f.2

Romë, 3 prill.

“Corriere d’Italia” i kërkoi Isa Boletinit, liderit të njohur shqiptar i cili është aktualisht në Romë, përshtypjen e tij për Shkodrën dhe Janinën në rast se ato u atribuoheshin (jepeshin) përfundimisht aleatëve.

“Nëse Shkodra dhe Janina do t’u jepeshin aleatëve, u përgjigj Boletini, unë do të ndieja të njëjtën dhimbje që do të ndienin italianët nëse Roma do të dorëzohej! Nëse do të kisha mjaft njerëz dhe armë, nuk do të ngurroja asnjë moment të vrapoja mbi Bunë, për të rrëmbyer me armë qytetin nga pushtuesit. Më dhemb zemra kur mendoj për qytetin e Shkupit, Manastirit, Kosovës, të dhëna serbëve, sepse ne i kemi ruajtur të gjitha këto territore dhe qytete duke derdhur shumë gjak, duke i mbrojtur nga veprat penale të xhonturqve.”

“Thuhet se i gjithë vilajeti i Kosovës u është dorëzuar serbo-malazezëve, por ju e dini që unë refuzoj ta besoj këtë zë! Unë gjithmonë kam pasur një besim të madh në drejtësinë e Evropës së civilizuar dhe nuk mund të mendoj se Evropa ka lejuar një luftë për pohimin e parimit të kombësisë, dhe më pas duhet të pranoj një epilog që vjen për të asgjësuar kombësinë tonë, që përmes shumë ngjarjeve kemi mundur ta pohojmë dhe mirëmbajmë. Pastaj është çështja e fesë : katolikët dhe myslimanët janë të bashkuar për të luftuar për të njëjtin parim. Organizimi i Shqipërisë së sotme na privon nga e drejta jonë e shenjtë dhe na largon nga përfitimi i paqes. Për këtë do të kishim preferuar zgjedhën turke, e cila, në mos asgjë tjetër, na ka lejuar të vazhdojmë me një farë lirie.”

— Për çfarë qëllimi keni ardhur edhe ju në Itali?

“Megjithëse e di që personi im nuk ka një rëndësi të domosdoshme në shkallë politike, megjithatë unë kam ardhur këtu dhe do të shkoj në kryeqytetet evropiane së bashku me Ismail Qemal Beun për t’i dëshmuar Evropës protestën time më të lartë për vendimin e saj, dhe për të dhënë një shembull konkret të së keqes që është bërë, duke lënë edhe një milion e gjysmë shqiptarë në duar të huaja.”

“Shqiptarët nuk janë të sllavizuar, as nuk janë të sllavizueshëm. Kam ardhur të bërtas në Evropë se asnjë shqiptar nuk do të njohë ndarjen e Shqipërisë në paqe. Unë erdha të deklaroj se, nëse kjo ndarje është përfundimtare, unë dhe vëllezërit e mi do të marrim armët për të mbrojtur integritetin e vendit tonë dhe do të jetë një luftë e ashpër, e paepur, në të cilën të gjitha armët do të jenë të mira. E drejta e pushtimit është një titull i së vërtetës së dyshimtë. Unë vetë, i cili për pesë vjet isha zot i vilajetit të Kosovës dhe gjatë kryengritjes së fundit bëra një hyrje triumfale në Shkup dhe shkaktova dorëzimin e xhonturqve, unë mund të deklarohesha princ i atij vilajeti. Ne do të duhet të shohim se si do të zgjidhen gjërat dhe pastaj të marrim një vendim…”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Miratohet aktakuza për tragjedinë e Koçanit – 37 të akuzuar për zjarrin ku humbën jetën 62 persona në Maqedoninë e Veriut

Miratohet aktakuza për tragjedinë e Koçanit – 37 të akuzuar për zjarrin ku humbën jetën 62 persona në Maqedoninë e Veriut

4 October, 2025
Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Diskutimet për modelin që do bashkonte më shumë opozitën, jo për kandidaturat

Zgjedhjet në Tiranë, Berisha: Diskutimet për modelin që do bashkonte më shumë opozitën, jo për kandidaturat

4 October, 2025
Politikanët pasurohen ndërsa ne vuajmë – kështu që unë ndihmova në rrëzimin e qeverisë sonë në 48 orë

Politikanët pasurohen ndërsa ne vuajmë – kështu që unë ndihmova në rrëzimin e qeverisë sonë në 48 orë

4 October, 2025
Na duhen më shumë spitale sesa stadiume futbolli, thonë protestuesit e rinj të Marokut

Na duhen më shumë spitale sesa stadiume futbolli, thonë protestuesit e rinj të Marokut

4 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result