COVAX: Kosova mund t’i marrë 100 mijë vaksina deri në maj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe pse kishte thënë se në fund të shkurtit Kosova do të marrë 100 mijë vaksina të “AstraZenecas”, skema e njohur si “COVAX” në përditësimin e ri ka ndryshuar datat për shpërndarje të vaksinave.

Pasi shkurti kaloi pa sjellë asnjë vaksinë anti-COVID në Kosovë, kjo skemë tashmë ka zgjatur afatin e dërgesave. Në përditësimin e 2 marsit bëhet e ditur se vaksina e “AstraZenecas” në Kosovë mund të vijë deri në muajin maj.

100 mijë e 800 është shifra e saktë e dozave që planifikohet të vijnë përmes kësaj skeme.

Kosova është i vetmi vend në rajon që s’ka nisur ende vaksinimin kundër koronavirusit. Autoritetet kishin premtuar se në muajin shkurt do të nisë vaksinimi, por një gjë e tillë s’ka ndodhur. Qeveria në detyrë kishte dalë publikisht duke njoftuar se ka siguruar 500 mijë vaksina të kompanisë “Pfizer”, por më vonë doli se s’ka kurrfarë kontrate për këto vaksina.

Share This Article