Covey vijon dëshminë në Hagë: Thaçi nuk ka lidhje me pretendimet e prokurorisë për krimet e supozuara të UÇK-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vijuar dëshmia e ish-zyrtarit amerikan James Peter Covey, i cili gjatë viteve 1999–2001 ka shërbyer si zëvendësi kryesor i përfaqësuesit të posaçëm të OKB-së në Kosovë, UNMIK, Bernard Kouchner.

Covey deklaroi se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka pasur asnjë lidhje me pretendimet e prokurorisë për veprimtari kriminale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Deklarata ime lidhet me vlerësimet tona mbi rolin që ka luajtur Thaçi, qoftë të hamendësuar apo real, në raport me incidentet e përmendura. Ajo pasqyron gjykimin tonë mbi autoritetin që ai ka ushtruar mbi individë të cilët janë akuzuar për këto krime. Sipas mendimit tim, asnjë prej këtyre aktiviteteve nuk lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me zotin Thaçi”, tha Covey.

Gjatë seancës, prokuroria i paraqiti një dokument ku pretendohet se në fund të qershorit 1999, pjesëtarë të UÇK-së kanë vrarë rreth 100 civilë, kryesisht serbë. Në përgjigje, Covey u shpreh se këto akuza nuk janë vërtetuar dhe dokumentuara kurrë nga ai:

“Ky dokument nuk më është paraqitur kurrë më parë. Ato që përshkruhen aty, ishin ‘diçka që e dinin të gjithë’. Por unë nuk kam qenë i përfshirë në procesin e dokumentimit të rasteve konkrete dhe individuale”.

Dëshmia e Covey vjen në kuadër të procesit gjyqësor kundër Thaçit dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prej 15 shtatorit në mbrojtje të Thaçit kanë dëshmuar më herët edhe ish-sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ish-këshilltari ligjor i ekipit të Kosovës në Rambuje, si dhe ish-diplomati britanik, John Duncan.

Share This Article