Covid-19, 4 raste të reja në Krujë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tre punonjëse të një fasonerie në qytetin e Krujës kanë rezultuar pozitive nga testi i tamponit, ndërkohë që dhe një rast i ri është shënuar në Fushë Krujë.

Ai është djali i së ashtuquajturës pacientja zero për Fushë Krujën, e cila rezultoi e infektuar pak ditë më parë. Me t’u konstatuar rastet në fasoneri janë marrë masa për mbylljen e menjëhershme të fasonerisë, një fabrikë këpucësh me afro 250 punonjës, si dhe është mbyllur edhe tregu i fruta perimeve në qytet.

Pritet që të vendoset dhe ndalimqarkullimi përgjatë fashës së lejuar orare, ndërsa ka nisur dhe gjurmimi në terren i të gjitha kontakteve që kanë pasur këto raste.

Numri i të prekurve nga Covid 19 në rrethin e Krujës shkon në 11, po situata në qytetin e Krujës duket jo e mirë për shkak të rasteve të konstatuara në fasonerinë ku numri i punonjësve, kryesisht gra është i lartë.

Share This Article