Covid-19, Brazili i kalon Italinë dhe Spanjën me numrin e të infektuarve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Brazili ka shënuar rritje të rasteve me koronavirus të shtunën, duke kaluar Italinë dhe Spanjën që ishin epiqendra e virusit në Evropë.

Ministria e Shëndetësisë në Brazil ka regjistruar 14,919 raste të reja në 24 orë duke e çuar numrin total në 233,142 raste. Sipas statistikave, Brazili ka numrin më të madh të rasteve pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Britanisë.

Numri i testimeve të kryera në Brazil është ende shumë larg nga shtetet tjera evropiane. Ndërkaq, Italia dhe Spanja kanë kryer 1.9 milion teste për koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë në Brazil të shtunën raportoi për 816 viktima të reja nga virusi, ndërkaq numri total ka rritur në 15,633./REL

Share This Article