Covid-19, Britania shënon numrin më të lartë të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania ka regjistruar shifra të larta të koronavirusit në 24 orët e fundit.

Ministria  e Shëndetësisë bën me dije se janë identifikuar 78, 610 raste të reja, duke shënuar numrin më të lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.

Në bazë të testeve të analizuara infeksionet e variantit Omicron pothuajse u dyfishuan, duke u rritur nga 4,671 në 10,017 në një ditë të vetme.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore bënë me dije se është raportuar po ashtu një numër i lartë viktimave, vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 160 vdekje.

Share This Article