Covid-19, burrë e grua ndërrojnë jetë brenda një dite

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një çift 73-vjeçarësh, që rezultoi me Covid-19 nuk ka mundur dot t’i bëjë ballë virusit.

Mësohet se që të dy ndërruan jetë brenda pak orësh në një spital në Milwaukee, ku stafi i kishte vendosur shtretërit e tyre pranë njëri-tjetrit, në mënyrë që gjatë ditëve të fundit të jetës të mund t’i mbanin duart shtrënguar bashkë.

Gazeta Sentinel e Milwaukee raportoi se Wilford dhe Mary Kepler i kaluan momentet e paravdekjes bashkë, në Spitalin Froedtert.  Ata vdiqën në të njëjtën ditë, më 18 prill. Wilford Kepler, 94 vjeç, vdiq i pari. Mary Kepler, 92 vjeçe vdiq gjashtë orë më vonë.

Edhe pse të dy rezultuan pozitivë me koronavirus, Mary Kepler ishte e vetmja që vdiq prej pandemisë, sipas ekzaminimit mjekësor.Shkaku i vdekjes së Wilford Keplerit u rendit si një plagosje traumatike në kokë pasi ai u rrëzua më 12 prill.FOTO GALERI1/3

Share This Article