Vdekjet në nivel global tejkalojnë 200,000 njerëz
Numri i njerëzve që kanë vdekur si rezultat i pandemisë vdekjeprurëse COVID-19 tani është 203.331, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.
Rastet e konfirmuara po afrojnë 3 milion, dhe aktualisht janë në 2.908.527, nga një popullsi botërore prej 7.7 miliardë njerëz. Të gjitha këto statistika janë të shoqëruara nga mospërputhjet në mënyrën se si vendet raportojnë të dhënat dhe kufizimet e testimit, që do të thotë se shifrat reale ka të ngjarë të jenë më të larta.
Pavarësisht rritjes së shifrave globale, shumë vende po shohin një rënie në numrin e vdekjeve dhe kanë filluar të lehtësojnë kufizimet. Kjo perfshin:
- Arabia Saudite fillon të heqë kufizimin.
- Disa miniera në Afrikën e Jugut filluan punën me numër të reduktuar punonjësish.
- Në Korenë e Jugut po rihapen kishat e mëdha, me ulëse të përcaktuara.
Fëmijët e Spanjës lejohen të dalin më në fund jashtë shtëpisë
Pas gjashtë javësh në shtëpi, fëmijët spanjollë nën moshën 14 vjeç po lejohen sot për herë të parë të dalin jashtë ambienteve të shtëpisë.
Ata lejohen të jenë jashtë për një orë, një kilometër nga shtëpia, dhe të mbajnë dy metra larg nga njerëzit e tjerë.
Lejohen biçikletat, skateboard-et dhe skuter-at, ndërsa parqet e lojërave mbeten të mbyllura.
Psikologët janë shqetësuar për ndikimin psikologjik të fëmijëve duke u mbajtur brenda në shtëpi gjatë gjithë kohës, veçanërisht ato në apartamente pa hapësirë të jashtme. Një psikolog tha për BBC se edhe një orë në ditë do të ishte e dobishme për shëndetin mendor të fëmijëve më të vegjël në veçanti.
Protesta në Berlin
Policia gjermane arrestoi në Berlin mbrëmjen e së shtunës rreth 100 persona pasi protestuan kundër masave të bllokimit.
Gjermania u bllokua në 17 mars, dhe ende ka frenime të rrepta të veprimtarisë publike për të ngadalësuar transmetimin e COVID-19.
Megjithëse protesta në vetvete është e ligjshme, protestuesit nuk ishin në përputhje me rregullat e distancës sociale, duke çuar në ndërhyrjen e policisë.