COVID-19 detyron qeveritë evropiane të kërkojnë zgjidhje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liderët evropianë u përpoqën sot të gjejnë një mënyrë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ose të paktën për të siguruar mjetet, për të mos lejuar epideminë që të shkaktojë së tepërmi dëme.

Sot u vendos të mblidhej një njësi krize e krijuar nga qeveria gjermane për të luftuar shpërthimin e koronavirusit, pasi disa politikanët kërkuan marrjen e masave për të mbrojtur ekonominë e Gjermanisë, që të mos kalojë në recesion.

“Mbrojtja e popullsisë vjen e para, por ne duhet të reagojmë, gjithashtu, edhe ndaj pasojave të mundshme në ekonomi”, tha Christian Lindner, kreu i Partisë Demokratike të Lirë Liberale.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim u bëri thirrje dje qeverive që të mbështesin ekonominë përballë koronavirusit të ri, duke paralajmëruar se, në rastin më pozitiv, rritja globale mund të pësojë një rënie me rreth 0,5 % në vitin 2020./ATSH/

Share This Article