Covid-19, e shtuna shënoi ditën me më së paku vdekje në Itali që nga 12 prilli

albnews
By
1 Min Read

Vdekjet nga koronavirusi në Itali janë rritur për 482 të shtunën, duke shënuar rritjen më të vogël ditore që nga 12 prilli, ndërsa numri i rasteve të reja të infektimit ishte 3491, kanë njoftuar autoritetet.

Numri i vdekjeve u rrit për 575 të premten, ndërsa të enjten ishin 525. Numri i sotëm i vdekjeve ishte më i ulëti që nga e diela e shkuar, kur ishte 431.

E shtuna duket se ishte vazhdimësi e një stabiliteti të situatës në ditët e fundit. Piku ishte arritur në fund të muajit mars, por sipas “Reutersit”, ngadalësimi ishte më i ngadalshëm në shtetin që është izoluar qe gjashtë javë.

Numri total i vdekjeve në Itali ka arritur në 23,227. Italia është vendi i dytë me më së shumti vdekje pas SHBA-së.

Share This Article