ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkencëtarët paralajmërojnë: Mbrojeni Arktikun nga inxhinieria klimatike ‘e rrezikshme’ 3 hours ago
Macron emëron aleatin e tij Sébastien Lecornu si kryeministër të ri francez 3 hours ago
TITUJT KRYESORE TE GAZETAVE NE UK: ‘Zemërim i Katarit’ dhe ‘Trump dënon sulmin ajror izraelit’ 3 hours ago
Phillipson është favoriti në garën për të zëvendësuar Angela Rayner. 4 hours ago
Shikoni foto mahnitëse të Chappell Roan, Charli XCX dhe Doja Cat të nominuara për çmimin e fotografisë muzikore 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Covid-19, Ford mbyll dy fabrika në SHBA

albnews by albnews
21 May, 2020
in Bota, Technologji
0
Covid-19, Ford mbyll dy fabrika në SHBA
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kompania Ford Motor të mërkurën mbylli përkohësisht dy fabrika në Shtetet e Bashkuara, ndërsa pandemia e koronavirusit goditi rëndë planet e prodhuesit numër dy të makinave në Amerikë për rifillimin e prodhimit të automjeteve të saj më fitimprurëse në Amerikën e Veriut.

Kompania Ford mbylli fabrikën e saj në Dearborn të Miçiganit për shkak se një punonjës rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërsa fabrika e saj në Çikago u mbyll për shkak të mungesës së pjesëve, tha zëdhënësja e kompanisë, Kelli Felker. Ford nuk pranoi të zbulonte se cili furnizues kishte probleme, por një person i njohur me këtë çështje i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Korporata Lear kishte mbyllur një fabrikë në Hamond të Indianës. Korporata Lear më vonë konfirmoi në një email se kishte mbyllur fabrikën për shkak të infektimit të një punonjësi me Covid-19.

RelatedPosts

Shkencëtarët paralajmërojnë: Mbrojeni Arktikun nga inxhinieria klimatike ‘e rrezikshme’

Macron emëron aleatin e tij Sébastien Lecornu si kryeministër të ri francez

Hamasi pretendon se udhëheqja i mbijetoi sulmit izraelit në Doha, por konfirmon gjashtë vdekje

Kjo është dita e dytë me radhë që kompania Ford ishte detyruar të mbyllte fabrikën e saj në Çikago. Të martën Ford e mbylli fabrikën e saj në Çikago pasi dy punonjës në orare të ndryshme gjithashtu rezultuan pozitiv me Covid-19. Fabrikat në Dearborn dhe Çikago pritet të rifillojnë prodhimin shumë shpejt, tha zëdhënësja Felker. Punonjësit në Dearborn dhe Çikago ishin infektuar jashtë vendit të punës, tha zonja Felker. Fabrika në Dearborn prodhon kamionin shumë fitimprurës F-150, ndërsa ajo në Çikago prodhon makinat Ford Explorer dhe Lincoln Aviator.

Industria amerikane e makinave, përfshirë Fordin, rihapi shumë fabrika të hënën pas një mbyllje të gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Fordi dhe prodhuesit e tjerë të makinave dhe pjesëve të tyre vendosën masa të reja sigurie ndaj koronavirusit në fabrikat e tyre, duke përfshirë kontrollet shëndetësore të punonjësve që hyjnë në ndërtesë, përdorimin e maskave dhe distancimin fizik në linjat e prodhimit, aty ku është e mundur.

Rihapja e fabrikave është një provë që po ndiqet nga afër për të parë nëse punonjësit në një gamë të gjërë të industrive amerikane do të jenë në gjendje të rikthehen në uzina në një numër të madh pa ringjallur frikën e rritjes së infeksioneve. Kompanitë General Motors dhe Fiat Chrysler Automobiles NV thanë të mërkurën se ata nuk kishin patur asnjë problem në fabrikat e tyre në Amerikën e Veriut./VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkencëtarët paralajmërojnë: Mbrojeni Arktikun nga inxhinieria klimatike ‘e rrezikshme’

Shkencëtarët paralajmërojnë: Mbrojeni Arktikun nga inxhinieria klimatike ‘e rrezikshme’

10 September, 2025
Macron emëron aleatin e tij Sébastien Lecornu si kryeministër të ri francez

Macron emëron aleatin e tij Sébastien Lecornu si kryeministër të ri francez

10 September, 2025
TITUJT KRYESORE TE GAZETAVE NE UK: ‘Zemërim i Katarit’ dhe ‘Trump dënon sulmin ajror izraelit’

TITUJT KRYESORE TE GAZETAVE NE UK: ‘Zemërim i Katarit’ dhe ‘Trump dënon sulmin ajror izraelit’

10 September, 2025
Phillipson është favoriti në garën për të zëvendësuar Angela Rayner.

Phillipson është favoriti në garën për të zëvendësuar Angela Rayner.

10 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result