Covid-19 i merr jetën 17-vjeçarit nga Elbasani dhe një nëne të re

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

19 nuk kursen as të rinjtë. Një 17 vjeçar nga Elbasani humbi jetën pasi ishte infektuar nga koronavirusi raporton Ora News.

I riu ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin covid 1 në kryeqytet. Ende nuk është e qartë nëse i riu vuante nga ndonjë sëmundje bashkëshoqëruese, informon gazetarja e Ora News.

Gjithashtu një nënë e re rreth 30 vjeç humbi jetën pasi ishte infektuar nga koronavirusi, ndërsa arriti të shpëtonte foshnja e saj.

Mjekët kishin vendosur të lindnin fëmijën me ndërhyrje cezariane pak ditë më parë për shkak të gjëndjes së rënduar të nënës. Gruaja nuk ka mundur të mbijetojë ndërsa fëmija aktualisht gëzon shëndet të plotë, raporton Ora News.

Share This Article