Covid-19 i merr jetën artistit nga Shkodra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Covid-19 i ka marrë jetët një tjetër personi të njohur. Bëhet fjalë për artistin shkodran Enrik Çefa, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-it.

Prej disa ditësh,  Çefa ishte i shtruar në spitalin Infektiv në kryeqytet dhe nuk ka mundur të mbijetojë pasi gjendja e tij u përkeqësua çdo ditë e më shumë.

75-vjeçari ishte një nga muzikantët më të mirë të qytetit të Shkodrës. Ai ishte mësues muzike dhe i angazhuar në disa festivale për të rritur dhe fëmijë.

Ndërkohë Shoqata Kulturore Artistike “Prenkë Jakova” në të cilën vetë Enrik Çefa ishte pjesë ka bërë një reagim lamtumire për artistin.

“Pushoftë në paqe Enrik Çefa, pjesë e pandashme e aktivitete tona.” shkruan Shoqata Kulturore Artistike “Prenkë Jakova”./TCH/

Share This Article