Covid-19 i merr jetën trajnerit legjendar të Flamurtarit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-trajneri legjendar i basketbollit për femra në skudrën e Flamurtarit, Viron Toska ka humbur betejën me Covid-19.

Toska u nda nga jeta në moshën 64 vjeçare, ndërkohë që kishte rreth dy javë që luftonte me virusin.

Viron Toska ka qenë prej më shumë se 20 vitesh trajneri i ekipit të femrave, teksa ia ka dalë të fitojë kampionate, kupa, duke e bërë Flamurtarin në basketboll për femra ekipin e pamposhtur dhe rekordmen në këtë sport.

Që prej marrjes së drejtimit të skuadrës në vitin 2000 deri më tani, Toska i ka dhënë ekipit të Flamurtarit 15 kampionate, ndërkohë që ka vendosur edhe rekordin si trajneri që në 10 vitet e fundit ka arritur të “korrë” plot 28 trofe, duke përfshirë këtu kupa, superkupa dhe kampionate.

Share This Article