Në Itali nga fillimi i pandemisë kanë vdekur më shumë se 30 mijë persona, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 243 viktima. Ndërsa të dhënat e tjera mbeten stabile si në ditët e kaluara.
Në 50 teste të bëra vetëm 1 ka rezultuar pozitiv, ose thënë ndryshe incidenca e rasteve pozitive është 2 për qind. Ndërsa sot janë shëruar mbi 2 700 pacientë dhe janë shënuar 1 327 raste të reja, ku gjysma e rasteve të reja vazhdojnë të mbeten në rajonin e Lombardisë, më pas e ndjek rajoni i Piemontes gjithmonë në veri, Emilia Romagna, Veneto, etj.