Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar përmes Twitterit se është në vetizolim, pas kontaktit që ka pasur me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ajo ka bërë të ditur se të martën e kaluar ka marrë pjesë në një takim me një person që pastaj ka rezultuar pozitiv me COVID 19.
Ursula von der Leyen ka shkruar se është vetizoluar si dhe është testuar përsëri sot.
“Unë kam rezultuar negativ pas testit të bërë të enjten, megjithatë jam testuar përsëri sot”, ka shkruar ajo.