Ambasadori kinez në Australi paralajmëroi sot se hapja e një hetimi mbi mënyrën se si Kina e ka menaxhuar pandeminë e koronavirusit mund të çonte në një bojkot nga ana e konsumatorëve kinezë.
Australia iu bashkua SHBA-së për të kërkuar hapjen e një hetimi mbi mënyrën se si sëmundja e COVID-19, që u shfaq në pjesën qendrore të Kinës, është përhapur në mbarë planetin.
Ata akuzojnë, në mënyrë të veçantë, Kinën për mosreagim efikas në javët e para të epidemisë dhe se ka minimizuar pasojat e COVID-19 në territorin e saj.
Ambasadori kinez, Cheng Jingye theksoi se kjo kërkesë për hetim të pavarur ishte e rrezikshme.
“Popullsia kineze është e irrituar dhe e zhgënjyer nga kjo që po bën aktualisht Australia”, deklaroi ai në një intervistë të publikuar dje në “Australian Financial Review”.