COVID-19, Manastirliu: Edhe 4 mjekë dhe infermierë të shëruar sot

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkon në 6 numri i stafit mjekësor të prekur nga COVID-19 që tashmë janë shëruar.

Mes 33 personave të shëruar deri në këto momente, gjashtë të shëruar janë mjekë dhe infermierë.

Pas mjekut në spitalin e Durrësit dhe infermierit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, edhe katër mjekë dhe infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” rezultojnë të shëruar.

Janë konfirmuar negativë në të dy testimet deri tani 3 mjekë dhe 3 infermierë. Por stafi do të vijojë të jetë i vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.

Mbrojtja e personelit mjekësor është përparësi e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët testohen në çdo rast të dyshuar./TCH/

Share This Article