Ka shkuar në 115 numri i personave të infektuar me koronavirus në Vlorë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 9 raste të reja.
Burime për Abc News bëjnë me dije se Covid ka mbyllur bashkinë e Vlorës, pasi një nga punonjësit në këtë institucion ka rezultuar pozitiv.
Ndër të tjera mësohet se mes të infektuarve janë dy punonjës të AKU në Vlorë, një juriste, një roje gjykate, një punonjës në fasoneri, një vatër e re infeksioni është konfirmuar në Selenicë dhe rastet e tjera janë kontakte.
Rastet e reja me koronavirus janë në lagjen 28 Nëntori dhe Partizani në këtë qytet.
Gjithashtu në Durrës janë konfirmuar 7 raste të reja të cilët janë raste kontakti me të infektuarit e mëparshëm.