ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 19 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 19 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 21 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 23 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

COVID-19 mori dhe ‘fjalën e lirë’, gazetarët shqiptarë që i mundi koronavirusi

albnews by albnews
10 October, 2021
in Albania
0
COVID-19 mori dhe ‘fjalën e lirë’, gazetarët shqiptarë që i mundi koronavirusi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Shqipëri, humbjet e jetëve shtohen dita e ditës, e mes tyre ka dhe figura që janë të njohur për publikun. Gazetarët!

Covid-19 ka marrë miliona jetë njerëzish, mes tyre personalitete të njohur në botë e jo vetëm. Në Shqipëri, humbjet e jetëve shtohen dita e ditës, e mes tyre ka dhe figura që janë të njohur për publikun. Gazetarët!

RelatedPosts

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

Ata dhanë kontributin e tyre për mediat ku punonin mirëpo virusi iu ndërpreu karrierat dhe jetën në mes.

Lajmi i trishtë dhe më i fundit, ishte ndarja nga jeta e gazetarit sportiv Kostandin Grillo. 59-vjeçari humbi jetën me 5 tetor në Turqi, aty ku ishte duke u kuruar kundër Covid-19. Grillo qëndroi gjatë në Shqipëri, teksa ishte duke luftuar me virusin, që në fund i mori jetën. Humbja e tij la të trishtuar, familjarët, miqtë dhe kolegët.

Kostandin Grillo

Kasem Hysenbelliu, Presidenti i ‘Fax News’, Kasem Hysenbelliu është ndarë nga jeta më 5 dhjetor 2020 pas komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19. Hysenbelliu ishte dërguar në Turqi ku po merrte trajtim mjekësor por për fat të keq, nuk mundi të fitojë betejën me Covid-19, duke u ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Hysenbelliu është themeluesi i Fax News dhe Faxweb.al, ndërsa më herët ka drejtuar News24, Panorama Group dhe Balkanweb.

Kasem Hysenbelliu

Anila Dushi po ashtu është në listën e gazetarëve që nuk ka mundur të fitojë betejën ndaj koronavirusit. Gazetarja nga Shkodra ishte e shtruar në repartin infektiv të spitalit të qytetit të saj, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk arriti të mbijetonte. Gazetarja shkodrane ka qenë prej vitesh pjesë e medias së shkruar dhe asaj vizive si dhe ka dhënë kontributin e saj në edukimin e brezave të rinj, si pjesë e stafeve mësimore të Shkodrës.

Anila Dushi

Gazetari i njohur Lek Plani ka ndërruar jetë në fund të vitit 2020 nga Covid. 68-vjeçari ndodhej i intubuar në një nga spitalet Covid në Tiranë. Plani ishte gazetari i njohur i Radio Shkodrës, TVSH, Deutsche ëelle në shqip, si dhe i mediave lokale.

Arben Kosturi është gazetari i cili humbi jetën nga Covid në muajin mars të këtij viti. 53-vjeçari ishte i shtruar prej rreth 2 javësh në një nga spitalet Covid në Tiranë. Gjatë qëndrimit të tij në spital, u bënë thirrje për mbledhje fondesh në mënyrë që të dërgohej për kurim në Turqi. Kosturi ishte kryetar i shoqatës rome “Disutni Albania” në qytetin e Korçës, e prej vitesh njihet si një prej personave në mbrojtje të të të drejtave të romëve dhe egjiptianët.

Arben Kosturi

Historiani dhe gazetari Nuri Dragoi po ashtu ka ndërruar jetë nga Covid. Ai humbi jetën në muajin tetor të 2020-ës. Dragoi ishte infektuar me koronavirus dhe për fat të keq nuk mundi të fitojë betejën me sëmundjen.

Nuri Dragoi

Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur Zenepe Luka nuk mundi ta fitonte betejën me COVID-19. Ajo u nda nga jeta në moshën 72-vjeçare më 11 shkurt të këtij viti. Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur ishte infektuar me virusin e rrezikshëm më 1 shkurt, por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua, duke bërë që ajo të shtrohej në spitalin Infektiv.

Përveçse një gazetare e mirënjohur dhe autore e 18 librave, Zenepe Luka ka dhënë kontributin e saj edhe në shoqërinë civile. Ajo ishte themeluese dhe kryetare e Shoqatës Kulturore “Al Bano & Romina Poëer” që nga viti 1996 dhe presidente e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” prej 18 vjetësh. Për kontributin dhe vlerat e saj, është vlerësuar me 30 medalje e “Mirënjohje” nga bashki brenda e jashtë vendit, si në Kosovë, disa shtete në Europë, diasporë dhe veçanërisht në Itali.

Zenepe Luka

(a.b)/dosja.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result