Covid-19 në Australi/ Rekord viktimash që nga fillimi i pandemisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Australia ka regjistruar një numër rekord viktimash nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë pasi situata epidemiologjike është përkeqësuar në Melburn.

Pavarësisht kësaj, ka pasur një ngadalësim të rasteve të reja që u ka dhënë shpresë zyrtarëve se vala e dytë në shtetin e Viktorias, mund të ketë arritur kulmin. Shteti Viktoria, kryeqytet i së cilit është Melburni, raportoi 19 vdekje të hënën.

Viktoria tani ka rreth dy të tretat e 314 vdekjeve në Australi dhe afërsisht 21.400 raste të të infektuarve. Por, numri i infeksioneve të përditshme megjithëse ende në qindra ka rënë ditët e fundit, duke bërë që autoritetet të shpresojnë se masat e izolimit janë duke funksionuar.

Më 3 gusht autoritetet fuqizuan masat, në mesin e të cilave përfshihet edhe ora policore në qytetin me pesë milionë banorë, pasi izolimi fillestar nuk ka arritur të ndalë përhapjen e virusit.

Punëtorët duhet të posedojnë një leje për t’u larguar nga shtëpia, dhe të gjitha bizneset jo thelbësore janë mbyllur.

Mbajtja e maskave në publik është gjithashtu e detyrueshme. Më shumë se 100 vdekje janë regjistruar në Viktoria vetëm javën e kaluar ndërsa shkalla e shtrimeve në spital gjithashtu ka shënuar rritje. Përveç dy shteteve të mëdha, Viktoria dhe Nju Sauth Uells, virusi efektivisht është eliminuar në pjesën tjetër të vendit.

Share This Article