Covid-19 në botë, 536 mijë viktima dhe 11,5 milionë të infektuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 11, 5milion, përkatësisht 11,562,881 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 536,841.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 132,569 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 64,900, Britania e Madhe me 44,220, Italia me 34,861, Franca me 29,893 dhe Spanja me 28,385.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Shqipëri janë shënuar 76 viktima dhe janë infektuar 2,893 persona.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 6,537,765 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 4,4 milion raste aktive që presin të shërohen.

Share This Article