Numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri (Covid-19) gjatë ditës së djeshme është zmadhuar për 147 persona, me statistikat e fundit numri i rasteve aktive në vendin tonë shkon në 3611.
Në Shkup ka 1987 raste aktive me Covid-19, ndërsa Çairi vazhdon të jetë komuna me më shumë raste aktive, respektivisht – 409 raste aktive, pasuar nga Gazi Baba me 189, Karposhi – 163, Buteli – 162, Aerodromi – 150, Saraji – 149 dhe Komuna Qendër- 143 raste, si dhe komunat tjera me më pak raste aktive.
Pas qytetit të Shkupit, raste aktive ka edhe në qytetin e Tetovës, ku janë regjistruar 385 raste aktive, në Kumanovë janë 240 aktive, Ohër – 166, Shtip – 158, Strugë – 154 si dhe qytete tjera me numër më rë vogël të rasteve aktive.
Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë 6932 persona janë diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 2987 janë shëruar kurse 334 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri.
Në Klinikën Infektive janë shtruar 84 pacientë me Covid-19. 53 pacientë marrin mbështetje të oksigjenit ndërsa për momentin nuk ka asnjë pacientë nën ventilim makanik.
Në Spitalin Kozle po trajtohen 37 pacientë të moshës madhore, të diagnostifikuar me Covid-19, di dhe pesë fëmijë pozitivë ose të dyshuar për Covid-19.
Në Spitalin “8 shtatori” janë të shtrirë 120 pacientë, kurse gjashtë pacientë janë nën ventilim mekanik.
Në spitalin e Manastirit ka 36 pacientë të shtrirë kurse në shtip ka 42 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep dhe Gostivar ka 95 pacientë të shtrirë, pozitiv ose të dyshuar për Covid-19./Alsat/